IHS

Trajnim gjithëpërfshirës mbi hipertensionin për profesionistët shëndetësorë

Profesionistët e kujdesit shëndetësor nga Spitalet e Përgjithshme të Pejës dhe Gjakovës morën pjesë në një sesion trajnimi që u zhvillua nga Qendra e telemjekësisë, me fokus tek menaxhimi i hipertensionit. Ky modul teorik njëditor, pjesë e programit gjithëpërfshirës të trajnimit, synon t'i përmirësojë aftësitë e ofruesve të kujdesit shëndetësor në diagnostikimin dhe menaxhimin e hipertensionit, një sfidë e konsiderueshme shëndetësore globalisht.

Sesioni i trajnimit mbuloi tema të rëndësishme si epidemiologjia, patofiziologjia, diagnoza dhe klasifikimi i hipertensionit, ofroi mësime rreth qasjeve klinike ndaj menaxhimit të hipertensionit, si dhe reagimi ndaj urgjencave hipertensionale. Moduli trajtoi strategjitë e personalizuara të trajtimit dhe kujdesin e përshtatur për të moshuarit dhe gratë shtatzëna.

I ofruar përmes një qendre të telemjekësisë, trajnimi krijoi lidhje mes ligjëruesve dhe profesionistëve të kujdesit shëndetësor në qendrat e tyre rajonale përkatëse, duke ndarë njohuritë dhe aftësitë praktike më të fundit me qëllim përmirësimin e rezultateve të pacientëve.

SQ