IHS

Përfaqësuesit e Shoqërisë Civile në Gjilan flasin për #ActOnNCDs

Më 30 prill 2025, projekti Shërbimet Shëndetësore të Integruara (IHS) ka zhvilluar në Gjilan një punëtori duke bërë bashkë organizatat e shoqërisë civile, përfaqësuesit e pacientëve dhe aktorët institucionalë për të folur rreth bashkëpunimit në luftën kundër sëmundjeve kronike jongjitëse (SJN).

Duke iu përgjigjur pyetjes "Çfarë thonë pacientët?", pjesëmarrësit ndanë përvojat e tyre, identifikuan sfidat kryesore të kujdesit shëndetësor dhe bashkëkrijuan veprime praktike lokale për të siguruar që pacientët të luajnë rol qendror në formësimin e shërbimeve, veçanërisht për SJN-të. Punëtoria theksoi rolin kritik të OSHC-ve lokale si zë i pacientëve.

Kjo ngjarje është pjesë e aktiviteteve të organizuara nga IHS në mbarë Kosovën, që kanë për synim të fuqizojnë bashkëpunimin midis organizatave, sidomos atyre që punojnë me grupet e cenueshme. Kjo nismë e njeh rëndësinë e lidhjes së përvojave të jetuara dhe përpjekjeve të avokimit të pacientëve me hartimin e politikave të ndërlidhura me SJN-të.

SQ