IHS thekson dimensionin gjinor të sëmundjeve kronike jongjitëse
Projekti Shërbimet Shëndetësore të Integruara (IHS) po thekson dimensionet gjinore të sëmundjeve kronike jongjitëse nga perspektiva të ndryshme, përfshirë politikat shëndetësore, parandalimin, kujdesin dhe përvojën e jetuar.
Përmes kësaj nisme, HIS-ja synon t’i kushtojë më shumë vëmendje faktorëve socialë dhe gjinorë që ndikojnë në mënyrën se si përjetohen, parandalohen dhe menaxhohen sëmundjet kronike jongjitëse. Promovimi i qasjeve të ndjeshme ndaj gjinisë mbetet thelbësor për të siguruar rezultate më të barabarta shëndetësore.
Nisma fillon me dy histori njerëzore që ilustrojnë realitetet e përditshme prapa sëmundjeve kronike jongjitëse, që japin një pasqyrë mbi sfidat e tyre dhe theksojnë rëndësinë e shërbimeve shëndetësore më gjithëpërfshirëse.
Dy historitë mund t’i gjeni në linket më poshtë.
Lisa Mehmeti, paciente: https://tinyurl.com/2bmv6xhk
Fllanza Nici, kujdestare: https://tinyurl.com/3pkxwsmv