
Punëtoria në Mitrovicë thekson nevojën për fuqizimin e zërave të pacientëve
Më 27 shkurt 2025, punëtoria e fokusuar në forcimin e përfshirjes dhe avokimit për pacientët mblodhi së bashku përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile (OSHC) nga rajoni i Mitrovicës. Si pjesë e iniciativës së vazhdueshme për “Fuqizimin e Zërit të Pacientëve” të Projektit IHS, ky aktivitet trajtoi sfidat kryesore me të cilat përballen pacientët në rajon.
Përmes ushtrimeve në grup dhe diskutimeve, pjesëmarrësit identifikuan disa çështje urgjente, përfshirë pengesat dhe mangësitë në shërbimet shëndetësore nga perspektiva e pacientëve apo përfaqësuesve të tyre. Nga ana tjetër, ekspertët nga Zyra për Ndihmë Juridike Falas ofruan informata mbi mekanizmat ligjorë që mund të përmirësojnë përfaqësimin e pacientëve. Gjithashtu, punëtoria shqyrtoi strategjitë për të rritur bashkëpunimin midis pacientëve, institucioneve shëndetësore dhe vendimmarrësve.
Projekti IHS, i cili organizoi këtë punëtori, synon të forcojë partneritetet midis OSHC-ve dhe ofruesve të kujdesit shëndetësor për të siguruar që zërat e pacientëve të dëgjohen.