
Spitali i Përgjithshëm Pejë prezanton avancimet në kujdesin e përqendruar te pacienti
Më 24 qershor 2025, menaxhmenti në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës prezantoi avancimet e fundit në kujdesin e përqendruar te pacienti. Prezantimi u bë gjatë vizitës nga Prof. Oliver Groene nga Rrjeti i Spitaleve Promovuese të Shëndetit (HPH) dhe Projekti IHS. Vizita ishte mundësi e mire për të nxjerrë në pah angazhimin e vazhdueshëm të spitalit ndaj standardeve të HPH-ve dhe përmirësimit të cilësisë.
Në Repartin e Internos, stafi prezantoi Dhomat e Edukimit Shëndetësor, nismë e mbështetur nga projekti IHS, e projektuar për t'i rritur njohuritë dhe angazhimin e pacientëve. Infermierët ndanë përditësime mbi praktikat e këshillimit të pacientëve në repart dhe një anketë të sapoprezantuar të përvojës së pacientit që synon të kuptuarit më të mirë dhe adresimin e nevojave të pacientëve.
Në ambulancën spcialistike u demonstruan përmirësimet e vazhdueshme në menaxhimin e sëmundjeve kronike përmes një qasje shumëdisiplinore që përfshin këshillimin klinik, kujdesin për këmbën diabetike dhe diagnostikimin e avancuar të bazuar në ENMG për neuropati. Këto inovacione mbështeten nga zonat e përmirësuara të pritjes së pacientëve dhe këndet e dedikuara të edukimit shëndetësor, duke përforcuar misionin e spitalit për të ofruar kujdes holistik dhe të qasshëm.