
Forcimi i kapaciteteve në planifikimin strategjik të kujdesit shëndetësor
Më 27 - 29 maj 2025, projekti Shërbimet Shëndetësore të Integruara (IHS) organizoi një punëtori tri-ditore mbi planifikimin strategjik në kujdesin shëndetësor, e konceptuar për t’i ngritur kapacitetet e udhëheqësve të kujdesit shëndetësor dhe menaxherëve të institucioneve publike në të gjitha nivelet e sistemit.
Pjesëmarrësit që përfaqësonin një gamë të gjerë ofruesish të kujdesit shëndetësor u angazhuan në sesione interaktive që mbuluan elementet kryesore të planifikimit strategjik, duke përfshirë zbatimin e analizave SWOT dhe PESTLE, hartëzimin e palëve të interesit, zhvillimin e misionit dhe vizionit, përcaktimin e qëllimeve SMART, ndarjen e burimeve, strategjitë e zbatimit dhe mjete të tjera të rëndësishme duke përfshirë kornizat e monitorimit dhe vlerësimit.
Trajnimi kishte shumë pjesëmarrës, duke kombinuar ligjërata me ushtrime praktike në grup, projekte planifikimi dhe diskutimin e rasteve studimore nga bota reale. Reagimet e fasilituesve të sesioneve i ndihmuan pjesëmarrësit t'i zbatonin konceptet në sfidat dhe mundësitë specifike për kontekstin. Në përfundim të seminarit, pjesëmarrësit zhvilluan draft plane strategjike për organizata hipotetike të kujdesit shëndetësor dhe fituan njohuri praktike për ta përmirësuar të menduarit strategjik dhe nismat brenda institucioneve të tyre.
Ky trajnim është raundi i parë në serinë e trajnimeve të sapoiniciuara për Menaxhimin Shëndetësor në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm të Projektit IHS për forcimin e sistemit shëndetësor të Kosovës përmes mbështetjes së njohurive dhe kapaciteteve të bazuara në prova për zhvillim të qëndrueshëm.