Theksohen përpjekjet bashkëpunuese gjatë vizitave të ekipit të IHS në spitalet e Pejës dhe Gjakovës
Ekipi teknik i Projektit Shërbime Shëndetësore të Integruara (IHS), i drejtuar nga Udhëheqësja e Ekipit, Dr. Lia Tavadze, vizitoi këtgo ditë spitalet e përgjithshme të Pejës dhe Gjakovës, që janë partnere të projektit. Vizitat kishin për qëllim shkëmbimin e rezultateve të aktiviteteve që kanë përfunduar, të përditësimit për aktivitetet në vazhdim e sipër dhe diskutimin e planeve për të ardhmen, që synojnë t’i çojnë përpara shërbimet shëndetësore për pacientët.
Të pritur ngrohtësisht si nga drejtorët ekzekutivë, ashtu edhe nga përfaqësuesit e ekipit drejtues të spitaleve, gjatë vizitave palët theksuan rëndësinë e kuptimit të nevojave të profesionistëve shëndetësorë dhe bashkëpunimit. Dr. Tavadze theksoi rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta për inicimin, zbatimin dhe integrimin e shërbimeve shëndetësore të përmirësuara. Të dyja palët nënvizuan zotimin e tyre për të çuar përpara kujdesin ndaj pacientëve dhe arritjen e përsosmërisë në shërbimet shëndetësore.