IHS

Fuqizimi i zërit të pacientëve: Filloi punëtoria e parë në Pejë

Më 29 janar 2025, në Pejë u zhvillua punëtoria e parë nga një seri prej shtatë punëtorish me temën “Fuqizimi i zërit të pacientëve: planifikimi dhe bashkëpunimi për shërbime të integruara të kujdesit shëndetësor”. Punëtoria mblodhi së bashku 23 përfaqësues nga organizatat e shoqërisë civile (OSHC-të) në rajonin e Pejës.

Përmes sesioneve interaktive, pjesëmarrësit diskutuan rreth pacientëve dhe sfidave lokale në zërat dhe përfaqësimin e pacientëve si dhe eksploruan idetë fillestare për përfaqësim më efektiv të pacientëve dhe bashkëpunim me palët e interesit. Në punëtori mori pjesë edhe një përfaqësues nga Zyra për Ndihmë Juridike Falas në Pejë, duke theksuar kështu rëndësinë e mbështetjes juridike në fuqizimin e të drejtave të pacientëve dhe qasjen në shërbimet e kujdesit shëndetësor.

Kjo punëtori shënon fillimin e nismës së projektit IHS që synon promovimin e rrjeteve të qëndrueshme të avokimit të pacientëve dhe përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet OSHC-ve dhe institucioneve të kujdesit shëndetësor. Seria do të vazhdojë në muajt e ardhshëm, duke zgjeruar diskutimet dhe planet e veprimit për shërbime më të mira shëndetësore dhe fuqizim të pacientëve në mbarë Kosovën.

SQ