IHS

Vegla e Vetëvlerësimit për Standardet 2020 për Spitalet që Promovojnë Shëndetin tani në shqip

Vegla e vetëvlerësimit për zbatimin e standardeve 2020 për Spitalet që Promovojnë Shëndetin është tashmë e qasshme në gjuhën shqipe në faqen zyrtare të Rrjetit Ndërkombëtar të Spitaleve që Promovojnë Shëndetin dhe Shërbimeve Shëndetësore.

Vegla është udhëzues gjithëpërfshirës që spitalet t'i vlerësojnë dhe përmirësojnë praktikat e tyre sipas standardeve më të fundit ndërkombëtare për t'i integruar praktikat e njohura globale për promovimin e shëndetit në sistemin e kujdesit spitalor të Kosovës.

Ndarja e kësaj vegle thelbësore në gjuhën shqipe siguron që profesionistët e kujdesit shëndetësor të kenë qasje të drejtpërdrejtë dhe të papenguar në njohuritë dhe metodologjitë më të fundit, duke nxitur shkëmbimin e njohurive që kontribuojnë në përmirësimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor dhe rezultateve të pacientëve.

Ky vegël mund të qaset në këtë link: https://www.hphnet.org/wp-content/uploads/2024/01/Albanian-2020-HPH-Standards.pdf

SQ