Zhvillimi i Trajnimit të Trajnerëve për Menaxhimin Strategjik Shëndetësor në Kosovë
Një mision njëjavor i udhëhequr nga eksperti ndërkombëtar, Dr. Manfred Zahorka, i cili përfaqëson Optimedis, shënoi një hap të rëndësishëm drejt avancimit të trajnimeve për menaxhimin e kujdesit shëndetësor në Kosovë. Misioni synon ta zhvillojë një pako trajnimi gjithëpërfshirës për planifikimin strategjik, të përshtatur me nevojat lokale dhe të përafruar me planet e Ministrisë së Shëndetësisë (MSH) për shërbime shëndetësore të integruara dhe të ndjeshme ndaj popullatës
“Elementi inovativ i këtij trajnimi është qasja e tij integruese: duke i bërë bashkë stafin e spitalit, profesionistët e kujdesit parësor, drejtorët e shërbimit shëndetësor, madje edhe përfaqësuesit e pacientëve për ta përmirësuar cilësinë e shërbimeve dhe koordinimin”, tha Dr. Zahorka.
Si pjesë e misionit, u mbajt një sesion trajnimi dy-ditor me përfaqësues të kujdesit shëndetësor parësor dhe dytësor për t’i shqyrtuar dhe përmbledhur draft modulet. Pjesëmarrësit dhanë komente kthyese të vlefshme për zbatimin e tyre praktik në mjediset e kujdesit shëndetësor, duke siguruar përputhje me nevojat dhe prioritetet lokale.
Diskutimet kyçe me menaxhmentin e lartë në Spitalet e Përgjithshme të Pejës dhe të Gjakovës theksuan më tej rëndësinë e përshtatjes së trajnimit për adresimin e sfidave rajonale.