IHS

Oda e Infermierëve të Kosovës feston 10-vjetorin

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë të Kosovës shënoi 10 vjetorin e saj me një ngjarje festive në Prishtinë, më 23 janar 2024.
 
Në fjalën e saj, Kryetarja e Odës, Nexhmije Gori, shprehu mirënjohjen për përkushtimin dhe përpjekjet e anëtarëve të Odës gjatë dekadës së fundit. “Oda e Infermierëve ka qenë gur themeli në mbrojtjen e të drejtave profesionale dhe përmirësimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor në Kosovë”, tha Gori.
 
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, po ashtu ka theksuar rolin jetik të infermierëve në sistemin shëndetësor, duke vlerësuar kontributin e tyre në forcimin e shërbimeve shëndetësore në mbarë vendin.
 
Fjalimi i IHS-së dhe AQH-së në këtë ngjarje theksoi ndikimin dhe angazhimin e vazhdueshëm të Qeverisë Zvicerane dhe Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) drejt përmirësimit të kujdesit shëndetësor në Kosovë. Të dyja projektet IHS dhe AQH, të zbatuara nga Swiss TPH, kanë luajtur rol të rëndësishëm në mbështetjen e institucioneve lokale për t'i përmirësuar proceset e ofrimit të kujdesit shëndetësor.
SQ