IHS

Swiss TPH Kosovë bëhet anëtare e plotë në NCD Alliance

Swiss Tropical and Public Health Institute Kosovo është tani anëtare me të drejta të plota në NCD Alliance, përmes projekteve Shërbime Shëndetësore të Integruara (IHS) dhe Kujdesi Shëndetësor i Qassëm dhe Cilësor (AQH). NCD Alliance është rrjet global i shoqërisë civile që punon për të bashkuar, fuqizuar dhe mobilizuar komunitetin që merret me sëmundjet kronike jongjitëse (SKJ) në mbarë botën.

Me anëtarësimin në NCD Alliance, Swiss TPH Kosovë bëhet pjesë e lëvizjes globale të përkushtuar për avancimin e qasjeve të përqendruara te njeriu në parandalimin, trajtimin dhe avokimin për SKJ-të, në përputhje me vizionin e NCD Alliance për një botë ku të gjithë njerëzit mund të jetojnë jetë të shëndetshme, pa sëmundje kronike jongjitëse të parandalueshme.

Si anëtare me të drejta të plota, Swiss TPH Kosovë do të angazhohet në nisma globale dhe rajonale të avokimit, platforma për shkëmbim njohurish, dialogje politike dhe ngjarje të nivelit të lartë. Kjo anëtarësi fruqizon edhe aftësinë për të amplifikuar punën që bëjmë, për të kontribuar në fushata globale dhe për të bashkëpunuar me partnerë të shoqërisë civile në avancimin e politikave gjithëpërfshirëse dhe të bazuara në prova për SKJ-të.

SQ