IHS

Aktivistët në Ferizaj forcojnë kapacitetet kundër dezinformimit shëndetësor me IA

Më 12 shkurt 2026, projekti IHS organizoi në Ferizaj një punëtori që solli përfaqësues të OJQ-ve lokale dhe aktivistë të komunitetit për ta adresuar ndikimin gjithnjë e më të madh të inteligjencës artificiale (AI) në përhapjen e dezinformimit shëndetësor.

Në kuadër të nismës që është në vazhdim e sipër e që titullohet “Edukim Mediatik për Shëndet më të Mirë”, sesioni u fokusua në forcimin e kapaciteteve për t’i identifikuar përmbajtjet shëndetësore lajthitëse që qarkullojnë online dhe për t’iu kundërvënë këtyre përmbajtjeve. Vëmendje e veçantë iu kushtua mënyrës se si mjetet e IA-së po përdoren për të prodhuar informata të rreme, por shumë bindëse, përfshirë këtu edhe këshilla mjekësore të fabrikuara, imazhe të manipuluara dhe video sintetike, të cilat mund t’i lajthisin lehtësisht grupet më të cenueshme.

Pjesëmarrësit punuan në disa raste studimore relevante për kontekstin lokal dhe diskutuan strategji për angazhimin e komunitetit, komunikimin e përgjegjshëm dhe ndërtimin e besimit publik rreth temave shëndetësore.

Një nga pjesëmarrëset theksoi rëndësinë e kësaj nisme, duke deklaruar: “Jemi shumë mirënjohës për mbështetjen nga Zvicra, e cila përmes projektit IHS sjell edukim shëndetësor cilësor dhe relevant për organizatat e shoqërisë civile. Për aktivistët e komunitetit, këto njohuri janë thelbësore. Ne shpesh jemi pika e parë e kontaktit për qytetarët dhe është përgjegjësia jonë t’i kuptojmë këto çështje dhe pastaj të ndajmë informata të sakta me komunitetet tona.”

SQ