Trajnimi për Intervistimin Motivues fuqizon profesionistët shëndetësorë në Pejë
Mjekët dhe infermierët e Spitalit të Përgjithshëm të Pejës morën pjesë në një trajnim praktik dyditor të mbajtur më 10 dhe 11 shkurt 2026, trajnim ky që u fokusua në Intervistimin Motivues dhe komunikimin efektiv me pacientët. Theks i veçantë iu kushtua mbështetjes ndaj personave që jetojnë me sëmundje kronike jongjitëse, siç janë diabeti dhe hipertensioni.
Qëllimi i trajnimit ishte forcimi i kapaciteteve lokale në kujdesin dytësor shëndetësor, duke i pajisur profesionistët me mjete praktike për t’i ndihmuar pacientët t’i kuptojnë më mirë ndryshimet në sjellje, ta menaxhojnë pasigurinë dhe të qëndrojnë të motivuar gjatë rrugëtimit të tyre të trajtimit. Në vend të qasjes tradicionale nga lart-poshtë, pjesëmarrësit eksploruan një qasje me pacientin në qendër, qasje kjo e bazuar mbi empatinë, bashkëpunimin dhe bisedat për gjërat e përditshme.
Trajnimi është i akredituar nga Oda e Infermierëve të Kosovës me 10 kredi të edukimit të vazhdueshëm. Në përfundim të programit, pjesëmarrësit ishin më të përgatitur për t’i zbatuar teknikat motivuese në praktikën e përditshme, duke i shndërruar konsultat rutinore në biseda kuptimplota që mbështesin rezultate afatgjata shëndetësore.