
Zërat e pacientëve në fokus të punëtorisë në Gjakovë
Më 20 shkurt 2025 organizuam punëtorinë e dytë me temën “Fuqizimi i zërit të pacientëve: planifikimi dhe bashkëpunimi për shërbime të integruara të kujdesit shëndetësor”. Kësaj radhe u takuam në Gjakovë me përfaqësues nga organizatat lokale të shoqërisë civile (OSHC-të) të cilat punojnë me grupe të ndryshme të popullsisë.
Pjesëmarrësit u angazhuan në diskutime interaktive lidhur me mbrojtjen e pacientëve, sfidat lokale në përfaqësim dhe strategjitë për bashkëpunim më të fortë me palët kryesore të interesit.
Përfaqësues nga Institucioni i Avokatit të Popullit dhe Zyra për Ndihmë Juridike Falas në Gjakovë iu drejtuan grupit, me informata konkrete dhe të rëndësishme rreth mbështetjes juridike në avancimin e angazhimit të pacientëve dhe qasjes në kujdesin shëndetësor.
Kjo punëtori është pjesë e nismës së vazhdueshme të projektit IHS, që synon të rrisë bashkëpunimin midis OSHC-ve dhe institucioneve të kujdesit shëndetësor për më shumë angazhim nga ana e pacientëve. Takimet do të vazhdojnë edhe në rajonet tjera të Kosovës.