
Testimi i aplikacionit për monitorim të diabetit dhe hipertensionit
Javën e kaluar, ekipi i ekspertëve të IHS kaloi kohë në Pejë dhe Gjakovë me pacientët me diabet dhe kujdestarët e tyre. Qëllimi ishte testimi i një aplikacioni mobil që po zhvillohet për t'i ndihmuar pacientët ta përcjellin dhe menaxhojnë sëmundjen e tyre dhe të komunikojnë lehtësisht me ofruesit e kujdesit shëndetësor në lidhje me terapinë, dietën dhe aktivitetet e përditshme.
Gjatë fazës së testimit, pacientët dhanë komente të vlefshme për përdorshmërinë dhe veçoritë e aplikacionit. Në një fazë tjetër të testimit, edhe profesionistët e kujdesit shëndetësor do t'i ndajnë njohuritë e tyre.
Ky aktivitet është pjesë e angazhimit të projektit të IHS-së për përmirësimin e zgjidhjeve digjitale për shëndetin dhe fuqizimin e pacientëve për ta menaxhuar sëmundjen e tyre në mënyrë më efektive.