Trajnimi i Trajnerëve fuqizon kapacitetet e auditit klinik në Kosovë
Javën e kaluar përfundoi me sukses trajnim treditor i trajnerëve (TiT) mbi Praktikat e Auditit Klinik. Trajnimi bëri bashkë bashkoi klinicistë, infermierë, menaxherë dhe zyrtarë të cilësisë për të ndërtuar një grup të ri udhëheqësish të auditit të aftësuar edhe më tej për të planifikuar, kryer dhe shpërndarë audite klinike brenda institucioneve në të gjithë sistemin. Programi ndihmon në fuqizimin e shkathtësive praktike për përmirësimin e cilësisë në mjediset spitalore të Kosovës.
Trajnimi u përqendrua në ciklin e plotë të auditit klinik, nga të kuptuarit e parimeve dhe standardeve kryesore deri te zgjedhja e temave të auditit, përcaktimi I objektivave, mbledhja dhe analizimi i të dhënave dhe zhvillimi i rekomandimeve të zbatueshme. Pjesëmarrësit punuan përmes temave realiste për raste studimore duke aplikuar ushtrime praktike, duke prodhuar planifikim të plotë të cikleve të auditit, me mjete për mbledhjen e të dhënave, duke përfshirë afatet kohore të shpërndarjes gati për zbatim.
Dita e parë hodhi themelet e kuptimit të parimeve të auditit klinik, ndërsa dita e dytë dhe e tretë thelluan aftësitë në analizën e të dhënave, raportimin, angazhimin e palëve të interesit dhe trajnimin e të tjerëve. Programi përfundoi me pjesëmarrësit që prezantuan plane auditi specifike për spitalin, të hartuara për të mbështetur drejtpërdrejt përmirësimet e cilësisë dhe sigurisë në ofrimin e kujdesit shëndetësor.
Duke fuqizuar kapacitetet e brendshme për audit klinik, TiT kontribuon në zbatimin e proceseve më të strukturuara dhe të bazuara në prova për përmirësimin e cilësisë dhe mbështet qëllimin afatgjatë të harmonizimit të praktikave të auditit klinik në nivel vendor.