IHS

Spitali i Përgjithshëm në Pejë promovon hapësirat për edukim shëndetësor

Më 12 dhjetor 2023, përfaqësuesit e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) vizituan Spitalin e Përgjithshëm të Pejës ku patën mundësinë të shohin hapësirat e reja të edukimit shëndetësor që po zhvillohen me mbështetjen e projektit Shërbimet Shëndetësore të Integruara (IHS). Ky aktivitet mbështet shërbime të reja që adresojnë nevoja të ndryshme të pacientëve të prekur nga gjendjet e SJN-ve. Gjatë vizitës, pjesëmarrësit patën mundësinë të hulumtojnë të dhëna kyçe të lidhura me IHS-në brenda nivelit të kujdesit spitalor dhe të shkëmbejnë në lidhje me aktivitetet që kanë filluar në vitin e parë të zbatimit të IHS-së.

Drejtori i SP-së në Pejë, Dr. Fazli Shala përsëriti mbështetjen e dhënë për shërbimet specifike për pacientët me SJN, ku theksoi përkushtimin e spitalit për të bashkë-kontribuuar me burimet e IHS-së. Aktivizimi i pacientëve konsiderohet si një nga ndërhyrjet me kosto më efikase, që i ndihmon pacientët të menaxhojnë më mirë sëmundjen duke parandaluar komplikimet e saj. Vendet e reja të promovimit të shëndetit do të përpiqen të frymëzojnë ndryshimin afatgjatë të sjelljes, duke prezantuar dëshmitë më të mira për promovimin e shëndetit dhe edukimin shëndetësor. Aktivitetet synojnë të dy llojet e pacientëve: pacientët spitalor dhe ata jashtëspitalor përmes krijimit të dy dhomave për secilën kategori të pacientëve. 

Kjo vizitë në terren u drejtua nga z. Lauren Torche, Zëvendës Shef i Bashkëpunimit, Sekretari i Parë i Ambasadës së Zvicrës, i cili përgëzoi stafin e spitalit për entuziazmin e tyre dhe shprehu besimin e tij se aktivitetet e drejtuara nga projekti do të ndjekin respektimin e kritereve të qëndrueshmërisë dhe dokumentacionit të përpiktë të arritjeve.

SQ