IHS

Spitalet e Kosovës avancojnë praktikat e auditimit klinik

Profesionistët e kujdesit shëndetësor nga spitalet e përgjithshme të Kosovës u mblodhën në një punëtori treditore nga data 4-6 dhjetor 2024, për të prezantuar planet e tyre të auditimit klinik dhe për të bashkëpunuar mbi planin e veprimit të vitit 2025. Plani i veprimit përputhet me kornizën e sapomiratuar të Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë (SMC). Punëtoria shërbeu edhe si platformë për të ndarë progresin, për të trajtuar sfidat dhe për të zhvilluar strategji për të përmirësuar praktikat e auditimit klinik në spitalet e përgjithshme.

Punëtoria pati disa sesione me rëndësi, përfshirë përditësime mbi statusin aktual të zbatimit të auditimit klinik, pengesat e zakonshme me të cilat ballafaqohen gjatë ekzekutimit dhe zgjidhjet praktike për t’i kapërcyer ato. Pjesëmarrësit punuan bashkërisht për të zhvilluar plane të përshtatura të auditimit klinik, të udhëhequr nga fasilituesit dhe ekspertët dhe komentet e kolegëve për të siguruar harmonizimin me praktikat më të mira.

Një temë kryesore gjatë diskutimeve ishte rëndësia e angazhimit të palëve të interest dhe krijimit të kapaciteteve për ekipet e auditimit klinik. Pjesëmarrësit theksuan nevojën për mbështetje të vazhdueshme ekspertësh dhe institucionale për të finalizuar proceset e auditimit dhe për të përmbushur objektivat më të gjera të kornizës së SMC.

Ngjarja kulmoi me miratimin e një plani të unifikuar të ekzekutimit për vitin 2025. Plani përfshin afate të qarta kohore, përgjegjësi të përcaktuara dhe një zotim për të përdorur kornizat e Treguesve Kryesorë të Performancës (TKP) për të monitoruar dhe vlerësuar rezultatet e auditimit. Këto përpjekje kanë për synim krijimin e një kulture të përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë në ofrimin e kujdesit shëndetësor.

Për të siguruar progres të qëndrueshëm, ekipet e projektit dhe ekspertët do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje për spitalet teksa ato përsosin dhe zbatojnë proceset e tyre të auditimit klinik. Me këto plane të vendosura, spitalet janë të pozicionuara mire për të arritur qëllimet e tyre për përmirësimin e cilësisë në vitin e ardhshëm.

SQ