Zhvillimi i Manualit për Procedurat Standarde Operative për infermierët në kujdesin shëndetësor dytësor dhe tretësor
Javën e kaluar, një grup punues i udhëhequr nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës pati një takim tjetër për të vazhduar punën aktive në zhvillimin e Manualit të parë për Procedurat Standarde Operative (PSO) për infermierët në kujdesin shëndetësor dytësor dhe tretësor. Nisma synon ta përmirësojë cilësinë e kujdesit shëndetësor, ta përmirësojë efikasitetin dhe të garantojë sigurinë e pacientit.
Ky Manual i ri për PSO-të do të shërbejë si një kornizë e standardizuar për praktikat e infermierisë në të gjithë sektorin e kujdesit shëndetësor, veçanërisht në mjediset e kujdesit dytësor dhe atij tretësor. Duke vendosur udhëzime të qarta, manuali pritet t'i rrisë ndjeshëm standardet e kujdesit, ta thjeshtojë rrjedhën e punës dhe t'i reduktojë rreziqet në trajtimin e pacientit.
Grupi punues përbëhet nga përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, institucionet e tjera shëndetësore në vend dhe Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë. Kjo punë mbështetet nga projekti IHS, duke nënvizuar përpjekjet e vazhdueshme të Ministrisë për t'i modernizuar praktikat e kujdesit shëndetësor dhe për t'i mbështetur standardet e larta të kujdesit ndaj pacientëve.