IHS

Mbështetja e zbatimit të Planit të Veprimit 2024-2026 për Udhëzuesit e Praktikës Klinike

Javën e kaluar, projekti Shërbime Shëndetësore të Integruara (IHS) organizoi një sërë takimesh dhe punëtorish për ta mbështetur Ministrinë e Shëndetësisë (MSH) dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP) me zbatimin e Planit të Veprimit 2024-2026 për Udhëzuesit e Praktikës Klinike (CPG-ve). 

Të udhëhequra nga eksperti ndërkombëtar dr. Mihai Horga, aktivitetet njëjavore filluan me një rishikim të plotë të Termave të Referencës së Sekretariatit të CPG-ve. Fokusi ishte në identifikimin e roleve, përgjegjësive dhe praktikave më të mira, si dhe adresimin e sfidave të vazhdueshme me të cilat është përballur Sekretariati që nga fillimi i tij, duke shtjelluar zgjidhje për të rritur efektivitetin e përgjithshëm të Sekretariatit.

Në një sesion që mblodhi së bashku në Prishtinë palët kryesore të interesit, duke përfshirë përfaqësues nga MSH-ja, IKSHP-ja, AQH-ja dhe IHS-ja, dr. Horga udhëhoqi një vlerësim të thellë të strategjive për zbatimin e CPG-ve. Diskutimet u përqendruan në identifikimin e mbështetjes së nevojshme për zbatimin e suksesshëm të CPG-ve, adresimin e sfidave aktuale dhe zhvillimin e një plani të fuqishëm veprimi. 

Misioni përfundoi me një rishikim gjithëpërfshirës të programit të Trajnimit të Trajnerëve (TT) për Udhëzuesit e Praktikës Klinike së bashku me "Alumni" të TT dhe anëtarët e Sekretariatit. Qëllimi i këtij ushtrimi ishte vlerësimi i gjendjes aktuale të programit, materialeve të trajnimit dhe fushave për përmirësim. Grupi gjithashtu zhvilloi një plan për organizimin e sesioneve të ardhshme të TT, duke u fokusuar në ofrimin efektiv të trajnimit dhe duke siguruar përmirësim të vazhdueshëm në strukturën dhe përmbajtjen e programit.

Ky mision shënon një hap të rëndësishëm përpara në zbatimin e CPG-ve, me fokus të qartë në rritjen e efikasitetit dhe ndikimit të udhëzuesve shëndetësorë në mbarë vendin.

SQ