IHS

Ekspertët mblidhen për të rishikuar detyrat për funksionet e koordinimit të cilësisë së Institucioneve shëndetësore

Më 1 gusht 2024, grupi punues i ekspertëve i ngarkuar me rishikimin dhe përditësimin e Termave të Referencës (TR) për pozitën e koordinatorit të cilësisë dhe komitetit për cilësi për institucionet shëndetësore paten një takim me rëndësi. Kryesuar nga Niman Bardhi, Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, sesioni u fokusua në shtjellimin e mëtejshëm të draftit fillestar dhe dokumentacionit përkatës, përfshirë statutet institucionale.

Pikat kryesore të agjendës përfshinin analizë të plotë të TeR-ve, modelit të raportimit dhe roleve dhe përgjegjësive të koordinatorit dhe komiteteve të cilësisë. “Roli i koordinatorëve të cilësisë është parësor në garantimin e efektivitetit të sistemit tonë shëndetësor dhe përmirësimin e shërbimeve dhe shëndetit të përgjithshëm të popullatës sonë”, theksoi Bardhi gjatë takimit.

Rishikimi dhe përditësimi i këtyre TeR-ve është pjesë e një iniciative më të gjerë për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve të kujdesit shëndetësor në Kosovë. “Koordinatorët e cilësisë luajnë rol kyç në monitorimin dhe promovimin e praktikave më të mira në kuadër të çdo institucioni shëndetësor, duke siguruar respektimin e rregulloreve shëndetësore dhe duke nxitur kulturë të përmirësimit të vazhdueshëm”, tha Dr. Ilir Mecini, Zëvendës Udhëheqës i Ekipit të projektit Shërbimet Shëndetësore të Integruara (IHS), që po e mbështet procesin.

Grupi punues u përqendrua veçanërisht në mënyrën se si të përmirësohen TeR-të për t’i harmonizuar më mirë nevojat dhe standardet aktuale të kujdesit shëndetësor. Rezultatet e këtij takimi pritet të kontribuojnë ndjeshëm në përpjekjet e vazhdueshme për të ngritur standardet e kujdesit shëndetësor dhe sigurinë e pacientëve në të gjithë vendin.

SQ