Projekti IHS mbështeti hackathon-in “Pristina.Innovate.Healthcare” për të avancuar zgjidhje që kanë pacientin në qendër
Përgjatë një evenimenti intensiv 48-orësh që u zhvillua nga 3 deri më 5 prill 2026, hackathon-i “Pristina.Innovate.Healthcare” mblodhi 12 ekipe për të zhvilluar zgjidhje inovative rreth sfidave që lidhen me shëndetin. Dy sfidat e paraqitura nga projekti IHS pasqyruan synimin tonë për t’i forcuar shërbimet shëndetësore të integruara dhe të përqendruara te njerëzit, si dhe për t’i fuqizuar pacientët që të menaxhojnë më mirë shëndetin e tyre.
Nga perspektiva e projektit IHS, kjo ngjarje synoi të shkojë përtej teknologjisë si qëllim në vetvete dhe të përqendrohet në zgjidhje që janë domethënëse për pacientët që përballen me sfidat e përditshme shëndetësore. Linda Baleta, Eksperte e Lartë për Avokim dhe Komunikim në projektin IHS, theksoi gjatë fjalës hapëse: “Shëndeti nuk është vetëm sistem, por edhe përvojë.”
Hackathon-i përfundoi me prezantime dhe vlerësime nga një juri ekspertësh, duke vlerësuar konceptet inovative që kombinuan teknologjinë, empatinë dhe ndikimin praktik për sistemin shëndetësor në Kosovë. Në pesë sfida morën pjesë 12 ekipe konkurruese. Për secilën sfidë të paraqitur nga projekti IHS u shpërblyen nga dy ekipe të ndryshme.