Avancimi i shkathtësive për ndihmën e pare më efektive
Këto ditë, projekti Shërbimet Shëndetësore të Integruara (IHS) mbështeti tryezën e rrumbullakët dhe prezantimin për profesionistët shëndetësorë mbi zbatimin e sistemit të triazhimit në mjediset spitalore. Sesioni u përqendrua në një nga kapacitetet më kyçe për vendimmarrje në kujdesin ndaj pacientëve. “Si vlerësim klinik, triazhimi siguron që kujdesi të ofrohet pa vonesë për personat jeta e të cilëve është në rrezik të menjëhershëm”, theksoi dr. Petrit Mulaku, prezantues dhe moderator i diskutimit.
Gjatë sesionit, pjesëmarrësit shqyrtuan modele të sistemit të triazhimit që janë të njohura në nivel ndërkombëtar, si p.sh. Indeksi i Rrezikshmërisë së Emergjencës (ESI), Sistemi i Triazhimit i Mançesterit (MTS) dhe Vegla e Triazhimit të Institucioneve të OBSH-së, duke reflektuar mbi mënyrën se si këto korniza mund të zbatohen në kontekstin e Kosovës. Diskutimet praktike theksuan gjetjen e baraspeshës ndërmjet gjykimit klinik dhe shpërndarjes efikase të burimeve, veçanërisht në mjedise spitalore të ngarkuara që trajtojnë si pacientë emergjentë ashtu edhe pacientë kronikë.
“Triazhimi efektiv kontribuon drejtpërdrejt në rezultate më të mira të trajtimit mjekësor. Prandaj, investimi në trajnimin për triazhim forcon një sërë kapacitetesh lokale, përmirëson sigurinë, reagimin dhe qëndrueshmërinë e të gjithë sistemit shëndetësor,” tha dr. Lia Tavadze, Udhëheqëse e Ekipit të projektit IHS.