IHS

Vazhdon puna mbi protokollet dhe procedurat e rëndësishme

Ndërmjet 29 shtatorit dhe 3 tetorit 2025, Projekti Shërbimet Shëndetësore të Integruara (IHS) organizoi një mision nga Dr. Mihai Horga, Ekspert Ndërkombëtar, për ta çuar përpara zhvillimin, monitorimin dhe zbatimin e Udhërrëfyesve të Praktikës Klinike (UPK) dhe Procedurave Standarde të Operimit (PSO) në Kosovë.

Gjatë gjithë javës, Dr. Horga punoi nga afër me Ministrinë e Shëndetësisë, Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Sekretariatin e UPK-ve dhe partnerët e IHS-së për t'i shqyrtuar Termat e Referencës së Sekretariatit, për t'i analizuar mekanizmat e monitorimit të PSO-ve dhe për ta mbështetur hartimin e një baze të dhënash online të UPK-ve. Si pikë kryesore ishte punëtoria me Grupin Punues të UPK-ve/PSO-ve dhe takimet me Zëvendësministrin e Shëndetësisë, Dr. Arsim Berishën, dhe Z. Niman Bardhin mbi përmirësimin e koordinimit, burimeve dhe qëndrueshmërisë.

Misioni përfundoi me rekomandime konkrete për ta forcuar qeverisjen, monitorimin dhe programet e trajnimit, duke përforcuar më tej angazhimin e Projektit IHS për kujdes shëndetësor të bazuar në prova dhe të drejtuar nga cilësia në Kosovë.

SQ