IHS

Udhëheqësit e kujdesit shëndetësor në Kosovë avancojnë aftësitë e tyre në lidership

Një grup profesionistësh nga të gjitha institucionet dhe nivelet e kujdesit shëndetësor të Kosovës përfunduan trajnimin intensiv treditor të Modulit të Lidershipit, që u zhvillua më 8-10 korrik 2025. Ky modul është pjesë e Programit të Trajnimit në Menaxhimin Shëndetësor që është në vazhdim e sipër. I fasilituar nga Federata Ndërkombëtare e Spitaleve (IHF), moduli u përqendrua në forcimin e aftësive të lidershipit, inteligjencën emocionale dhe praktikat e qëndrueshme të kujdesit shëndetësor.

Sesionet synuan t'i fuqizonin pjesëmarrësit me mendësinë dhe mjetet e nevojshme për të udhëhequr në mënyrë efektive në një mjedis kujdesi shëndetësor që është gjithnjë e në zhvillim, duke eksploruar modelet e lidershipit, tiparet e liderëve me ndikim, komunikimin efektiv, rëndësinë e inteligjencës emocionale në ndërtimin e besimit brenda ekipeve të kujdesit shëndetësor, si dhe lidershipin transformues, menaxhimin e ndryshimeve dhe qëndrueshmërinë mjedisore në kujdesin shëndetësor.

“Ky modul trajnimi ishte thelbësor për zhvillimin e një kulture lidershipi që frymëzon dhe motivon”, tha Adelina Lenjani Osmani, përfaqësuese e Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës. “Programi i Trajnimit për Menaxhimin Shëndetësor është ndër nismat e para pas marrëveshjes së bashkëpunimit midis Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës dhe Federatës Ndërkombëtare të Spitaleve. Ministria ka caktuar një grup punues për ta mbikëqyrur Planin e Veprimit dhe një zhvillim i rëndësishëm është se ky plan tani do të monitorohet. Ministria do të vazhdojë bashkëpunimin në këtë fushë dhe unë ju falënderoj për këtë modul, i cili shpresoj se do të jetë i frytshëm për të gjithë”.

SQ