
Punëtoria e Gjakovës thekson hapat përpara të kujdesit shëndetësor të përqendruar te pacienti
Më 25 qershor 2025, profesionistët e kujdesit shëndetësor nga Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës u takuan për ta diskutuar shtytjen para të kujdesit të përqendruar te pacienti në Kosovë, pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme në këtë dimension të kujdesit shëndetësor. I organizuar nga Projekti IHS dhe i udhëhequr nga eksperti i sistemeve shëndetësore, Prof. Oliver Groene, punëtoria theksoi shfrytëzimin e përshtypjeve të pacientëve për përvojat e tyre si mjet për t'i përmirësuar shërbimet dhe për ta promovuar shëndetin brenda spitaleve.
Diskutimet kryesore kishin të bënin me rezultatet nga anketat e fundit rreth përvojës së pacientëve në Gjakovë dhe Pejë, që u përdorën për të identifikuar fushat prioritare për përmirësimin e shërbimeve. Pjesëmarrësit zhvilluan strategji për nxitjen e edukimit dhe vetëkujdesit të pacientëve, duke propozuar fushata shëndetësore të fokusuara dhe përdorim më të mirë të hapësirave spitalore.
Prof. Groene vizitoi objektin, ku vëzhgoi mjediset dhe protokollet e menaxhimit të sëmundjeve kronike. Ai vizitoi edhe Repartin e Internos dhe Sallën e Edukimit Shëndetësor, ku stafi i spitalit shpalosi hapat për edukim shëndetësor, të mbështetur nga Projekti IHS.
Ngjarja përfundoi me vizitën tek hapësira e re shumëpërdorimëshe që do të hapet së shpejti, e projektuar për ta përmirësuar lëvizjen e pacientit, sigurimin e cilësisë dhe kujdesin pjesëmarrës, në përputhje me kornizën e Spitaleve Promovuese të Shëndetit.