
Fillon punën Grupi Punues për Planin e Veprimit për Vetëmenaxhimin e Diabetit dhe Hipertensionit
Më 21 mars, projekti “Shërbimet Shëndetësore të Integruara” (IHS) organizoi takimin e parë të Grupit të Punës të udhëhequr nga Ministria e Shëndetësisë, i cili ka për detyrë hartimin e Planit të Veprimit 2025–2026 për Vetëmenaxhimin e pacientëve me diabet dhe hipertension.
Në këtë takim të kryesuar nga Niman Bardhi nga Ministria e Shëndetësisë, të pranishëm ishin akterët kyç, përfshirë përfaqësuesit nga Asociacioni i Mjekëve Familjar të Kosovës, përfaqësuesit e spitaleve të përgjithshme dhe Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare të Pejës dhe Gjakovës, Shoqata e Pacientëve me Diabet në Pejë, Shoqata për të Drejtat e Pacientëve në Kosovë, si dhe projektet IHS dhe AQH.
Pjesë kyçe e takimit ishte prezantimi nga ekipi i Global CT për aplikacionin mobil për vetëmenaxhim që po zhvillohet. Ekipi shpalosi përditësimet mbi veçoritë e aplikacionit dhe fazën e zbatimit të tij.
Grupi i Punës do të vazhdojë punën e tij në prill, me takime të mëtejshme për t’i dhënë formën versionit final të planit të veprimit.