IHS

Fuqizimi i zërave të pacientëve diabetikë nga komunitetet

Tryeza e rrumbullakët "Tregimi im dhe zgjidhja ime për diabetin", e organizuar më 26 nëntor 2024, mblodhi së bashku rreth 30 pacientë diabetikë dhe kujdestarë nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Gjakovë, bashkë me profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe aktivisitët në komunitet. 

Gjatë sesionit për ndarjen e përvojave, ngjarja theksoi rëndësinë e kujdesit shëndetësor gjithëpërfshirës, me pacientin në qendër, duke reflektuar angazhimin e vazhdueshëm të institucioneve të sektorit shëndetësor për t'i fuqizuar komunitetet e nënpërfaqësuara dhe për të avancuar rezultatet e barabarta shëndetësore. “Çdo statistikë mban një emër dhe një tregim”, ka theksuar Dr. Galina Berisha nga Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës. "Duke i dëgjuar tregimet tuaja, ne do të dimë se si t’i trajtojmë më mirë statistikat".

Veçori e ngjarjes ishte sesioni "Rrugëtimi im me diabetin". Pacientët ndanë përvojat e tyre në format të shkëmbimit të rrëfimeve, duke ofruar perspektivë autentike mbi sfidat me të cilat përballen pjesëtarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në menaxhimin e diabetit. Rrëfimet e tyre personale nxitën bashkëbisedimin me përfaqësuesit e institucioneve të kujdesit shëndetësor lidhur me hapat praktikë, të përshtatur për komunitetin, për ta përmirësuar kujdesin ndaj diabetit.

Dita u mbyll me ushtrimin "Muri i Zotimit", ku të gjithë të pranishmit u zotuan për veprime konkrete për ta promovuar kujdesin dhe mbështetjen më të mirë për diabetin brenda komuniteteve të tyre. Ngjarja vuri në pah domosdoshmërinë e dialogut të vazhdueshëm shëndetësor. Njohuritë dhe hapat veprues të gjeneruar gjatë kësaj ngjarjeje do t'i udhëheqin aktivitetet e ardhshme të IHS-së.

SQ