IHS

Punëtoria mbi parimet e mësimnxënies të të rriturve për profesionistët e sektorit shëndetësor

Këtë javë, punëtoria dyditore mbi parimet e mësimnxënies së të rriturve mblodhi së bashku profesionistë të sektorit shëndetësor nga e gjithë Kosova me fokus në krijimin e mjediseve mësimore me ndikim për nxënësit e rritur. Pjesëmarrësit eksploruan temat kryesore, duke filluar me karakteristikat dhe motivimet unike që nxisin mësimin e të rriturve, të ndjekura nga strategjitë për nxitjen e dinamikave pozitive të grupit dhe menaxhimin efektiv të konflikteve.

Punëtoria vuri në pah gjithashtu aftësitë thelbësore të komunikimit, duke i pajisur të pranishmit për t'u lidhur në mënyrë kuptimplotë me audiencën e tyre dhe prezantoi metoda të ndryshme trajnimi për të përshtatur stile të ndryshme të mësimnxënies. Nëpërmjet luajtjes së roleve, rasteve studimore dhe ushtrimeve ndërvepruese, pjesëmarrësit i aplikuan këto parime në skenarë të botës reale, duke rritur besimin dhe efektivitetin e tyre si trajnerë.

“Kjo metodologji që u përdor nga trajneri nuk është aplikuar më parë tek ne. Ne do të tentojmë që këto njohuri t'i zbatojmë në praktikë dhe besojmë se do të ndikojë pozitivisht në sistemin shëndetësor në vendin tonë”, tha Ismet Jashari, Koordinator i SISH-it në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.

Kjo punëtori, e bashkëorganizuar nga Projekti "“Shërbimet Shëndetësore të Integruara” dhe Projekti "Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor" është pjesë e aktiviteteve për zgjerimin e kapaciteteve për partnerët lokalë në nivelin e kujdesit shëndetësor parësor dhe dytësor.

SQ