Diskutohet vegla e re digjitale për menaxhimin e diabetit dhe hipertensionit
Projekti IHS organizoi një sesion për të prezantuar dhe vlerësuar veçoritë kryesore të një vegle digjitale të re është duke u zhvilluar për të ndihmuar me menaxhimin e diabetit dhe hipertensionit. Sesioni mblodhi së bashku përfaqësues të kujdesit shëndetësor nga kujdesi parësor dhe dytësor në Pejë dhe Gjakovë, së bashku me zyrtarë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, si dhe kompania përgjegjëse për zhvillimin e veglës digjitale.
Pjesëmarrësit patën mundësinë të eksplorojnë funksionalitetet e veglës, përfshirë menaxhimin e të dhënave për mjekët, administratorët dhe infermierët, si dhe monitorimin e informacionit të pacientit për sheqerin në gjak dhe hipertensionin. Gjatë sesionit u diskutua mbi menaxhimin e të dhënave nga këndvështrime të shumta brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, duke theksuar potencialin e veglës për të racionalizuar dhe përmirësuar menaxhimin e sëmundjeve kronike.
Pjesëmarrësit ndanë përshtypjet e tyre, vështrime dhe përvoja për të mbështetur përsosjen dhe zbatimin e ardhshëm të veglës, duke theksuar përkushtimin e Projektit IHS për avancimin e zgjidhjeve digjitale në sistemin e kujdesit shëndetësor të Kosovës.