Ngjarja e rrjetëzimit të Organizatave të Shoqërisë Civile për të prioritizuar angazhimin e pacientëve
Më 24 shtator 2024, mbi 24 organizata të shoqërisë civile (OSHC) u mblodhën në Prishtinë për ngjarjen e rrjetëzimit ‘Pacientët në vend të parë’, të organizuar nga projekti i Shërbimeve Shëndetësore të Integruara (IHS). Ngjarja, e cila u fokusua në nxitjen e bashkëpunimit midis grupeve që punojnë për angazhimin dhe mbështetjen e pacientëve, kishte për qëllim të rrisë veprimet kohezive drejt rezultateve të përmirësuara për pacientët në Kosovë.
“Ideja pas këtij aktiviteti është e thjeshtë, por me rëndësi të madhe: ne kërkojmë të krijojmë dhe të kultivojmë një hapësirë ku OShC-të eksplorojnë bashkëpunimin me pacientin në qendër,” tha Linda Baleta, Zyrtare e Lartë për Avokim në projektin IHS, e cila potencoi objektivin kryesor të ngjarjes për të lehtësuar rrjetëzimin dhe fuqizimin e partneriteteve për rezultate më të mira për pacientët.
Në këtë ngjarje u mbajtën prezantime kryesore, ku u theksuan çështje thelbësore në kujdesin ndaj pacientit. Agron Bytyqi nga Shoqata për të Drejtat e Pacientëve të Kosovës foli për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve në kujdesin shëndetësor, duke theksuar nevojën për mekanizma më të fuqishëm të mbrojtjes së pacientëve. Valbone Sadiku nga Qendra për për Zhvillim dhe Edukim Komunitar - Friends ndau njohuri për rrjetet mbështetëse për gratë me kancer, duke u fokusuar në mënyrën se si rrjete të tilla përmirësojnë cilësinë e jetës. Rina Demiri Spahija nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë diskutoi për sfidat unike të kujdesit për nënat dhe foshnjat me diabet dhe bëri thirrje për një qasje më të integruar për të mbështetur familjet e prekura.
Më pas, pasoi një diskutim i moderuar, ku pjesëmarrësit u angazhuan në një shkëmbim dinamik mbi barrierat kryesore për angazhimin efektiv të pacientit. Ata diskutuan se si OShC-të mund të punojnë së bashku në nivel lokal dhe kombëtar për të ndikuar në politikat e të drejtave të pacientëve dhe për të siguruar që pacientët të jenë në qendër të proceseve vendimmarrëse të kujdesit shëndetësor.
Ngjarja e rrjetëzimit ‘Pacientët në rend të parë shënon një hap drejt ndërtimit të një zëri koheziv për angazhimin e pacientëve në Kosovë.