Projekti
Projekti Shërbimet Shëndetësore të Integruara fokusohet tek sëmundjet jongjitëse (SJN). Me rolin e vet fasilitues, projekti IHS fuqizon koordinimin ndërmjet nivelit të mjekësisë familjare dhe spitaleve të përgjithshme, duke mundësuar shfrytëzimin efektiv të udhëzuesve klinikë dhe duke siguruar rezultatet e qëndrueshme për proceset e zhvillimit të partnerëve. Projekti IHS adreson në mënyrë specifike grupet në nevojë që në përgjithësi kanë status shëndetësor më të cenueshëm, përballen me vështirësi në aspektin e të ardhurave, kanë rrezik më të lartë nga përjashtimi social dhe kanë më pak njohuri shëndetësore se sa popullsia e përgjithshme.
Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim
Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) në Kosovë koordinon programet e veta nëpërmjet Ambasadës së Zvcirës / Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë. Asistencën humanitare Zvicra e ka nisur në vitin 1998, kështu bashkëpunimi ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës gjithnjë e më shumë është zhvendosur drejt proceseve që mbështesin reformat. Portofoli i programeve zvicerane organizohet në katër fusha kryesore:
1. Qeverisja demokratike dhe siguria njerëzore,
2. Ekonomia dhe punësimi,
3. Uji dhe qëndrueshmëria ndaj ndryshimeve klimatike, dhe
4. Shëndeti. Projekti IHS është nën fushën e shëndetit.
Švajcarski institut za tropsko i javno zdravlje
Swiss Centre for International Health (SCIH) pranë Švajcarski institut za tropsko i javno zdravlje ofron konsulenca, vlerësime dhe shërbime këshillimore për çështje shëndetësore në nivel vendor dhe global. Organizatat vendore dhe ndërkombëtare e zgjedhin SCIH për shkak të ekspertizës së shquar dhe përvojës afatgjate ndërkombëtare në fushën e shëndetësisë. Klientët kryesorë janë edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), Banka Botërore (BB), Fondi Global për të Luftuar SIDA-n, Tuberkulozin dhe Malarjen (GFATM) dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).