02 November 2026 – Lajme

Partners Discuss Priorities for IHS Phase II

Më shumë se 30 drejtues dhe përfaqësues të institucioneve publike shëndetësore dhe të shoqërisë civile në Kosovë, të cilët janë partnerë të projektit IHS, u mblodhën në Ministrinë e Shëndetësisë më 28 tetor 2026 për të diskutuar prioritetet për fazën e dytë të ardhshme të projektit.

Konsultimet u përqendruan në përmirësimin e kujdesit spitalor për personat me sëmundje kronike jongjitëse, forcimin e koordinimit ndërmjet kujdesit shëndetësor parësor dhe dytësor, si dhe mbështetjen e qeverisjes në shëndetësi dhe përfshirjes së pacientëve. Përfaqësues të institucioneve kombëtare, spitaleve, shërbimeve të kujdesit parësor shëndetësor, odave profesionale dhe organizatave të pacientëve shqyrtuan fushat e propozuara të mbështetjes së bashku me përfaqësuesit e Bashkëpunimit Zviceran dhe ekipin e IHS-së.

Rekomandimet e tyre do të shërbejnë si bazë për finalizimin e planifikimit të fazës së propozuar për periudhën 2027–2028, me theks të veçantë në marrjen e përgjegjësisë nga institucionet dhe ruajtjen e arritjeve edhe pas përfundimit të mbështetjes së projektit.