About Us

Home / About Us / Projekti

Projekti

Projekti Shërbimet Shëndetësore të Integruara fokusohet tek sëmundjet jongjitëse (SJN). Me rolin e vet fasilitues, projekti IHS fuqizon koordinimin ndërmjet nivelit të mjekësisë familjare dhe spitaleve të përgjithshme, duke mundësuar shfrytëzimin efektiv të udhëzuesve klinikë dhe duke siguruar rezultatet e qëndrueshme për proceset e zhvillimit të partnerëve. Projekti IHS adreson në mënyrë specifike grupet në nevojë që në përgjithësi kanë status shëndetësor më të cenueshëm, përballen me vështirësi në aspektin e të ardhurave, kanë rrezik më të lartë nga përjashtimi social dhe kanë më pak njohuri shëndetësore se sa popullsia e përgjithshme.

Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim

The Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim  në Kosovë koordinon programet e veta nëpërmjet Ambasadës së Zvcirës / Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë. Asistencën humanitare Zvicra e ka nisur në vitin 1998, kështu bashkëpunimi ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës gjithnjë e më shumë është zhvendosur drejt proceseve që mbështesin reformat. Portofoli i programeve zvicerane organizohet në katër fusha kryesore: 

1. Qeverisja demokratike dhe siguria njerëzore, 

2. Ekonomia dhe punësimi, 

3. Uji dhe qëndrueshmëria ndaj ndryshimeve klimatike, dhe 

4. Shëndeti. Projekti IHS është nën fushën e shëndetit.

Instituti Zviceran për Shëndetësi Tropikale dhe Publike

I themeluar në vitin 1943 me emërtimin Instituti Zviceran i Mjekësisë Tropikale, Swiss TPH është zhvilluar ndër vite në një institut udhëheqës në fushën e shëndetit global. Sot, puna jonë shtrihet përtej sëmundjeve tropikale, duke adresuar sfidat komplekse shëndetësore të kohës sonë, përfshirë sëmundjet kronike jongjitëse, shëndetin mjedisor dhe ndërtimin e sistemeve reziliente shëndetësore.