20 July 2026
Përfundon Kursi për Lidership në fushën e SKJN me fuqizimin e brezit të ri të liderëve në fushën e shëndetit publik
Pas dy javësh mësimi intensiv, bashkëpunimi dhe zgjidhjeve praktike të problemeve, sesioni i mbajtur më 17 korrik 2026 shënoi përfundimin me sukses të edicionit të parë të Kursit për Lidership në fushën e Sëmundjeve Kronike Jongjitëse, program unik i realizuar në kuadër të Universitetit Ndërkombëtar Veror të Prishtinës (PISU) 2026.
Pjesëmarrësit punuan në ekipe multidisiplinare për të analizuar sfidat në fushën e politikave dhe zhvilluar zgjidhje praktike lidhur me katër ndërhyrjet me ndikimin më të lartë të OBSH-së për SKJN-të, të cilat ishin dhe thelbi i kursit: kontrolli i duhanit, ushqyerja jo e shëndetshme dhe obeziteti, përdorimi i dëmshëm i alkoolit dhe mungesa e aktivitetit fizik. Në ditën e fundit, secili ekip paraqiti analizën e vet të politikave dhe propozimet për avokim para panelit vlerësues, duke shpalosur njohuritë teknike dhe aftësitë e lidershipit të zhvilluara gjatë dy javëve.
“Programi përfshiu stafin akademik ndërkombëtar dhe vendor, duke ndërthurur ekspertizën globale me kontekstin e shëndetit publik në Kosovë. Ky shkëmbim perspektivash u mundësoi pjesëmarrësve të shqyrtonin praktikat më të mira ndërkombëtare, duke i ndërlidhur njëkohësisht diskutimet me realitetin vendor dhe prioritetet e politikave”, tha Dr. Ardita Baraku, Drejtoreshë e IKSHPK.
Duke reflektuar mbi kursin, Prof. Dr. Merita Berisha, e cila udhëhoqi ekipin akademik vendor, tha: “Kursi është konceptuar duke u mbështetur në praktikë dhe jo vetëm në teori, duke u mundësuar pjesëmarrësve që njohuritë e fituara t’i zbatonin menjëherë. Gjithashtu, dëshiroj ta falënderoj Projektin IHS për mbështetjen e tërë procesit dhe për mundësimin e realizimit të kësaj nisme.”
I organizuar përmes partneritetit ndërmjet Universitetit të Prishtinës dhe Projektit Shërbimet Shëndetësore të Integruara (IHS), me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) në rolin e udhëheqësit akademik vendor, kursi bëri bashkë një grup të larmishëm profesionistësh të përkushtuar për forcimin e lidershipit në parandalimin dhe kontrollin e SKJN.