27 July 2026
Në takimin e dytë të progresit shqyrtohet zbatimi i auditeve klinike në spitale
Përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, si dhe të kujdesit shëndetësor parësor dhe dytësor, u takuan javën e kaluar për të dytë lidhur me progresin për zbatimin e auditeve klinike spitalore. Gjatë takimit u shqyrtua ecuria e pesë auditeve klinike që janë aktualisht në zhvillim, ndërsa pjesëmarrësit paten mundësinë të diskutojnë sfidat e zbatimit dhe orientimet për të ardhmen.
Pjesëmarrësit prezantuan progresin e auditeve klinike që përfshijnë menaxhimin e sëmundjes pulmonare obstruktive kronike (SPOK) në Klinikën e Pulmologjisë, raportimin e aktiviteteve të edukimit shëndetësor, kohën deri në realizimin e EKG-së për pacientët që paraqiten me dhimbje gjoksi në Klinikën Emergjente të QKUK-së, menaxhimin e gjakderdhjeve gastrointestinale në Klinikën e Gastroenterologjisë të QKUK-së, si dhe regjistrimin e parametrave vitalë te pacientët e aksidentuar në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.
Programi përfshiu edhe diskutime mbi sfidat, mësimet e nxjerra, shkëmbimin e përvojave, perspektivat e ardhshme dhe hapat e radhës për zbatimin e auditimeve klinike në nivel vendor.