Fuqizohen kapacitetet për monitorimin dhe vlerësimin e dokumenteve strategjike
06 August 2026

Fuqizohen kapacitetet për monitorimin dhe vlerësimin e dokumenteve strategjike

Më 29–30 korrik 2026, Projekti Shërbime Shëndetësore të Integruara (IHS), në bashkëpunim me Departamentin për Planifikim Strategjik në Shëndetësi në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, organizoi trajnim dyditor për fuqizimin e kapaciteteve institucionale për monitorimin, raportimin dhe vlerësimin e zbatimit të strategjive të sektorit të shëndetësisë.

Trajnimi solli drejtues të divizioneve dhe profesionistë të nivelit të lartë të menaxhimit shëndetësor, të nominuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës. Përmes ushtrimeve praktike, diskutimeve aktive dhe punës në grupe, pjesëmarrësit zgjeruan njohuritë dhe përmirësuan shkathtësitë e tyre në tërë ciklin e monitorimit dhe vlerësimit.

Programi përfshiu zhvillimin e instrumenteve të monitorimit, mbledhjen dhe verifikimin e të dhënave, analizimin dhe raportimin e të dhënave, qeverisjen institucionale dhe mekanizmat e koordinimit. Pjesëmarrësit shqyrtuan edhe hapat kryesorë në planifikimin dhe realizimin e vlerësimeve, komunikimin e gjetjeve, mbështetjen e vendimmarrjes së bazuar në dëshmi dhe buxhetimin e aktiviteteve të monitorimit dhe vlerësimit.

Trajnimi u ofroi pjesëmarrësve mjete praktike dhe përvojë të drejtpërdrejtë për të mbështetur zbatimin, monitorimin dhe vlerësimin më efektiv të prioriteteve strategjike në sektorin e shëndetësisë në Kosovë.